Një trup i pajetë u gjet sot brenda një valixhe në Kypseli të Greqisë, duke tronditur opinionin.
Alarmi u dha pasdite nga një i pastrehë, pasi një valixhe e dyshimtë u gjet në rrugën Evelpidon.
Valixhja u gjet në një ndërtesë të braktisur nga personi i pastrehë dhe policia u thirr në vendngjarje, informon “Protothema”.
Gjatë inspektimit policor, brenda valixhes u gjet një trup i pajetë, megjithëse ende nuk ka qenë e mundur të përcaktohet gjinia e viktimës apo shkaqet.
Zona u rrethua menjëherë me kordon për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova nga ekipet e mjekësisë ligjore. (VIDEO këtu)
Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar mori përsipër çështjen, ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre.
© Panorama.al













