“Nderim dhe mirënjohje për kryengritësit e lirisë”- Berisha i përgjigjet kryeministrit: Uragani i djeshëm lebetiti Ramaduron dhe kalbësirën Rilindje!

Jan 25, 2026 | 11:44

Kryetari i partisë Demokratike i është përgjigjur sot me një reagim kryeministrit Edi Rama, që akuzoi opozitën për protestën e dhunshme të organizuar dje në bulevardin para Kryeministrisë, ku pati të lënduar nga të dyja palët, të arrestuar dhe të shoqëruar.

uragani berisha

Kryedemokrati e ka përcjellë reagimin e tij në Facebook edhe me një album fotosh nga protesta, që e cilëson si “uragani që lebetiti Ramaduron”.

“Miq, ju përshëndes me këto foto të uraganit të djeshëm që lebetiti Ramaduron dhe kalbësirën rilindje. Nderim dhe mirënjohje për kryengritësit e lirisë!”, thekson Berisha në mesazhin e shkurtër në rrjetin social.

Ai falenderon edhe pjesëmarrësit, duke i quajtur “kryengritësit e lirisë”.

© Panorama.al

Te lidhura