Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, kryeministri Rama publikon videokartolinë lamtumire për liderin e PS: Miku vdiq pas një lufte sfilitëse me sëmundjen

Nov 1, 2025 | 8:06

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (31 Tetor) pas 24 ditësh në reanimacion.

fatos nano

Rama shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen.

Kreu i qeverisë e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔 “, shkroi Rama, duke ndarë në video disa momente nga jeta politike dhe private e ish-kryeministrit të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura