Një episod dyshues ka ndodhur gjatë protestës së mijëra qytetarëve shqiptarë në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, teksa u tentua të bllokohen protesta nëpërmjet ndërhyrjes kibernetike.
Ishte eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili dha këtë lajm nga podiumi.
Teksa ka marrë fjalën në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, duke bërë një denoncim të fortë lidhur me ndërhyrjet teknologjike për të zbehur transmetimin e tubimit masiv, si dhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për organizimin.
Progni ka zbuluar se ka pasur tentativa të qëllimshme për të ndërprerë valët e internetit me qëllim që pamjet e revoltës qytetare të mos përhapeshin live në rrjetet sociale.
“Nuk do ndalojmë asnjëri të flasë, por ka një gjë. Nëse nuk kemi kulturë të presim radhën e njëri-tjetrit, nuk i kërkojmë dot kulturë dhe dorëheqje këtij maskarai që na vjedh. Mos na shtyni se do na prishen pajisjet, siç na prishën internetin për të mos u dhënë protesta në rrjetet sociale. Nuk do ndalohet askush të flasë”, deklaroi Progni nga podiumi.
Progni u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe mirëkuptim pranë zonës së regjisë për të ruajtur mbarëvajtjen e fjalimeve.
© Panorama.al












