Mustafaji: I lumtur, keqardhje Maganit

Apr 16, 2011 | 13:43

Protagonisti absolut i takimit të djeshëm në fitoren e Shkumbinit ishte padyshim sulmuesi Erion Mustafaji, i cili jo vetëm që u rikthye tek goli pas një kohe të gjatë, por arriti që t’i siguronte tri pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij përballë Flamurtarit. “Në radhë të parë, më duhet të them se ndihem shumë i kënaqur që më në fund arrita të rikthehem tek goli dhe aq më tepër që golat e mi i shërbyen skuadrës për t’i dhënë fitoren. Iu pata premtuar që do të shënoja golin e fitores dhe fati e deshi që të shënoja dy gola. Golat e mi ia dedikoj presidencës peqinase si dhe të gjithë tifozëve që gjithmonë na kanë mbështetur. Më vjen keq për Maganin, por i uroj suksese në të ardhmen”, ka pohuar sulmuesi peqinas pas takimit të djeshëm.

© Panorama.al

Te lidhura