Jashtë Europës dhe larg Milanit: kaq ka mjaftuar për t’u rikthyer tundimi më i madh i Interit, që e ka emrin Zhoze Murinjo. Lajmi e ka fillesën nga Zvicra dhe ka marrë dhenë brenda pak kohe, duke bërë edhe më nostalgjikët që të ëndërrojnë. Janë edhe fëmijët e trajnerit të Realit të Madridit mes të regjistruarve për vitin e ri shkollor në shkollën ndërkombëtare amerikane të Luganos, një institut prestigjioz që është frekuentuar nga Matilde jr. dhe Zhoze jr. në vitet zikaltër të “Special One”. Shkolla është më pak se një orë larg “Appiano Gentiles”: vetë regjistrimi nuk do të thotë shumë, por, në një sërë rastesh, sinjale si ky kanë paralajmëruar transferime. Në një moment aktual tepër të vështirë si ai që po kalojnë, të gjithë interistët ëndërrojnë Murinjon.
Ndërkohë, në skuadrën e Interit ka një tjetër post-disfatë për t’u menaxhuar. Pas post-derbit, pas post-Shalkes, pas post-përmbysjes që nuk u realizua, tani ka edhe një post-Parma. Zikaltërit janë zyrtarisht në krizë, praktikisht i kanë dhënë lamtumirën titullit pas pesë vitesh fitore dhe duhet të shpëtojë pjesën e mbetur të sezonit me Kupën e Italisë dhe vendin e tretë. Humbja e katërt në pesë ndeshje ka hapur skenarë të parekomandueshëm dhe problemet që duhen zgjidhur shtohen dita ditës. Lodhja është e para, më e madhja dhe e vetmja që është pranuar zyrtarisht deri më tani. Edhe në Parma skuadra ka treguar se është në rënie të jashtëzakonshme. Shtylla kurrizore e sezonit të kaluar, mesfushorët që dyfishonin gjithnjë rezultatet dhe gjendeshin përherë në zonën kundërshtare, tani janë thuajse gjithnjë me vonesë, ashtu siç tregon edhe goli i parë i Xhovinkos, i cili i ka vënë të gjithë në vështirësi me mjaft lehtësi. Kalendari, ku parashikon që të martën në shtëpinë e Romës në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, për momentin nuk ndihmon dhe është shumë e vështirë që të hipotetizosh që energjitë të rikthehen në mënyrë magjike











