Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it

Dec 17, 2025 | 18:18

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

ervin salianji

Salianji shprehet se qëllimi ishte mos t’i jepte mundësi partisë që të shmangte vëmendjen nga skandalet e fundit Rama-Ballukun dhe  skandali i AKSh-it.

“Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundesi ta shmangin vemendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, ka njoftuar ai.

Kujtojmë se Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin, Blendi Himçi, në lidhje me takimet që ai po zhvillon me strukturat e partisë në çdo qytet.

LEXO EDHE: E PLOTË- “Po kanalizojnë zemërimin e njerëzve te ne”- Zbardhen replikat me dyer të mbyllura! Deputeti i PD: Protestën ta spostojmë të dielën, të mos jetë shëtitje! Noka përplaset ashpër me Salianjin

Salianji u kritikua në mbledhjen e Kryesisë nga Noka, se po bën një lëvizje brenda PD-së që i shërben Edi Ramës. Ndërsa Salianji mohoi akzuat, duke thënë se në parti duhet lejuar mendimi ndryshe dhe se nuk duhet të jetë ai shënjestra e mbledhjes.

“Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë”, tha ish-deputeti në Kryesi.

Salianji bëri dhe sfidë establishmentit udhëheqës në PD, nëse mund të mbledhin më shumë demokratë në takime se ai.

“Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.”

LEXO EDHE: Debate në Kryesinë e PD-së, Noka-Salianjit: Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë! Ish-deputeti: Jep dorëheqjen Flamur e ke shkatërruar partinë! Ndërhyn Berisha

 

© Panorama.al

Te lidhura