Protesta e sotme në aksin Thumanë-Kashar është shoqëruar me përplasje. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Banorët kërkojnë akses në autostradën Thumanë Kashar. Sipas tyre, mungesa e ndërlidhjes së rrugës së vjetër me atë të re, i ka izoluar ata dhe bizneset. Banorët shprehen se po falimentojnë bizneset, ndërsa theksojnë se projekti fillestar nuk ka qenë ky që është zbatuar.
Forca të shumta policie ndodhen në terren, ndërsa kjo është protesta e katërt, pas hapjes së autostradës.
© Panorama.al











