“Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit” -Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët! Po u dëmtojnë fëmijët tuaj

Dec 26, 2025 | 10:00

Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.

Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi, që në muajin e gjashtë.

Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës.

Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre.

“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.

Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj.”, tha deputeti.

Reagimi i plotë:

SEMUNDJE TE TJERA; Jane tee vjec por KALENDARI I VAKSINIMIT TE TYRE eshte nderprere qe ne muajin e gjashte; prinderit nuk e kane ndjekur me kalendarin e vaksinimit te tyre; FRUTHI ESHTE PASOJA E PARE!

KY ESHTE TMERR! Kafshet qe flasin neper tv, media online, rrjete sociale, KUNDER VAKSINIMIT TEK FEMIJET, PO RREZIKOJNE JETEN E TYRE, PO DEMTOJNE RENDE SHENDETIN E TYRE! Prinderit qe rrine gjithe diten ne rrjet duke pare e degjuar keto idiotesi po rrezikojne femijet e tyre; Media qe ju keijon akses ketyre injoranteve, te paditurve, po ben te njejten gje, po rrezikon jeten e femijeve!

UNE NUK E DI SA I GJERE ESHTE FENOMENI, PO KAM FRIKE SE PAS PANDEMISE DHE FUSHATES AGRESIVE KUNDER VAKSINIMIT ME KONOTACION TE GJERE, NDALJA NGA PRINDERIT TE KALENDARIT TE VAKSINIMIT KA MARRE PERMASE!

DUHET NDALUR, DUHEN MBROJTUR FEMIJET!

Prinder ndiqni kalendarin e vaksinimit per femijet tuaj; KY KALENDAR KA SHPETUAR FEMIJE PAGUND NE KETE VEND, BREZA TE TERE QE JANE RRITUR TE SHENDETSHEM PERMES TIJ!

BOLL ME IDIOTET E RRJETEVE! DEGJONI MJEKET E MBRONI FEMIJET TUAJ!

© Panorama.al

Te lidhura