Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë dhe sheshi i protestës është sheshi i halleve dhe problemeve të tyre, duke kërkuar ndryshim të qeverisë dhe klasës politike.
Kështu u shpreh një nga qytetarët në podiumin e protestës në ditën e 53-të të saj. Ai e cilësoi një uragan që djeg rezistencën qytetare, teksa denoncoi qeverinë për gjendjen ku ndodhet vendi.
“Na ka vajt thika në palcë, zgjidhja e halleve dhe problemeve është kjo protestë dhe ky shesh këtu. Ndaj ju përshëndes të gjithëve dhe i bëj thirrje që të vijnë këtu. Përshëndetje vëllezër e motra se shok e shoqe ka ky. Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli, antidot është protesta. Ju përshëndes sepse jeni të pastër. Falënderoj News 24 dhe Osman Stafën. Me Osmanin jam njohur te morgu i “Nënë Terezës “kur të gjithë më braktisën, ai la çdo punë, kam kaluar peripeci. ”, tha ai mes të tjerash.
Qytetari iu përgjigj edhe ministrit Blendi Gonxhe për deklaratat për dhunën që kishte përjetuar në protesta, duke i kujtuar shpërdorimin e parave të shqiptarëve, ndërkohë që spitalet nuk kanë ilaçe:
“Çfarë mjekësie kërkon o maskara, O Blendi Gonxhja si nuk tu drodh dora, ku i çove dhe më thua se u trembe nga plumbat, Ku ke punuar ti në ’97?”
Ai apeloi dhe paralajmëroi politikën:
“Ky është një uragan që ju djeg. I drejtohem nga ky podium edhe DASH-it amerikan që të ndihmojë që të bëhet Shqipëria. Këta djem dhe vajza duhet ta marrin në dorë. Përfitoj nga ky podium dhe i them DASH nise ambasadorin. Welcome to Albania, të presin njerëzit e vuajtuar”.
© Panorama.al












