VIDEO/ “Këtu ka një skamje më keq se në Bangladesh dhe Somali”- Emigranti: T’u sekuestrohen pasuritë, të japin llogari! Rama u kthye në vendin e krimit

Jul 22, 2026 | 20:35

Nga sheshi i protestës foli edhe një emigrant i ardhur nga Italia.

Në emër të diasporës ai vuri në dukje vështirësitë dhe gjendjen e mjerueshme në Shqipëri, që e cilësoi si në Bangladesh apo Somali.

“Këtu ka një vuajtje dhe skamje as në Bangladesh, as në Somali nuk jetohet kështu. Kam ardhur pas kaq vitesh këtu për nënën time të sëmurë. Por këta duhet të largohen sa më shpejt, sepse sa më shumë të vonohen, aq më shumë do ketë kosto të madhe”, tha ai.

Dhe shtoi se:

“Ju përshëndes, vij nga Italia. Unë jam mirë, po kur shikoj vendin tonë që është marrë nga oligarkët, më vjen keq. As në Bangladesh nuk është kështu. Kam ardhur për arsye familjare, kam një nënë 90 vjeçe. Ka punuar 42 vite dhe i jep 110 mijë lek të  vjetra. I përshëndes të gjithë ata që  janë në vuajtje.  Ai duhet të largohet sa më shpejt, pasi do ketë shumë kosto. 53 ditë, nën temperatura të larta, askush nuk kujdeset. U kujtua ky, shkoi në Theth i vendosi tritolin, vajti prap krimineli në vendin e krimit. Do kthehemi më të fortë se kurrë”.

Më tej kujtoi edhe sjelljen e kryeministrit, ku pas shembjeve të ndërtimeve u rikthye në Theth ditën e djeshme.

“Edi Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth”, tha ai.

emigranti

Emigranti bëri edhe një propozim për sekuestrimin e pasurive të politikanëve dhe pushtetarëve.

“Do të kthehemi më të fortë se kurrë, Rroftë populli shqiptar, Shqipëria e re. Nesër do ju shërbehet, do u sekuestrohet pasuria, do japin llogari, ku i gjetën këto pasuri. Këta janë të gjithë kriminela. Ky duhet të largohet, por duhet të hetohet. Duhet t’i sekuestrohet pasurie. Të tregojnë ku i kanë marrë. Ky i morën, ku i bënë këta pasuri”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura