TIRANË- Ish presidenti i vendit, Alfred Moisiu ka shprehur shqetësimin se nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të ndershme. Gjatë tryezës së përbashkët të organziuar nga Forumi Civil, Moisiu ka theksuar se sugjerimet e formumit për proces të drejtë e zgjedhje të ndershme kanë ndeshur në murin e “betontë të mungesës së dëshirës për të bërë atë që duhet”. Sipas tij, mungesa e kohës që deklarohet është vetëm një justifikim.
“Nuk po shoh asgjë të re që të na japë shpresë që nuk do përsëriten situatat e shkuara. Nuk po kuptojmë dhe nuk shpjegojmë dot se ku qëndron optimizi që cdo gjë do shikojë mirë. Asnjë nga kushtet nuk ka ndryshuar. Ku është garancia?”- ka thënë Moisiu.
Ai ka kërkuar bashkëpunim nga ndërkombëtarët në mënyrë që zgjedhjet vendore të kapin standardet e kërkuara.
“E kam vështirë të besoj se zgjehdjet do jenë të ndershme, sepse po shoh që akoma mbretëron lajtmotivi që ta mbajmë pushtetin me cdo kusht, ose ta rrëzojmë me cdo kuhst. Nuk ka garanci për të besuar mbi ndershmërinë e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka lëvizur në mentalitetin e politikës shqiptare”- tha ai.
© Panorama.al











