Mishel Obama i shpëton aksidentit me avion

Apr 21, 2011 | 9:25

Zonja e parë amerikane i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti ajror, pas shmangies së pilotit nga rreziku i përplasjes me një avion kargo. Gabimi ishte i zyrtarit të Kullës së Kontrollit në aeroportin ushtarak. Avioni i Shtëpisë së Bardhë u detyrua të ndërpresë zbritjen në bazën ajrore “Andrews” afër Uashingtonit, kur iu afrua një avioni reaktiv transportues C-17. Sipas  “Washington Post”, pasi avioni Boeing 737 me Mishel Obamën u gjet afër transportuesit C-17 Globemaster, kontrollorët në bazën “Andrews” e kanë urdhëruar të ndërpresë aterrimin dhe të qarkullojë rreth avionit të madh, nga frika se C-17 ndoshta nuk do të mund të largohej me kohë nga pista. Zyrtarët e agjencisë federale të aviacionit (FAA) kanë konfirmuar se zonja e parë ndodhej në avion, por nuk kanë komentuar mbi këtë incident.

© Panorama.al

Te lidhura