Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret në zyrë Nancy VanHorn: Bisedë e frytshme me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA! Diskutuam për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Jun 4, 2025 | 16:42

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

hoxha van horn

Pas bisedës ai shkruan në rrjetet sociale:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

© Panorama.al

Te lidhura