Ministri Gonxhja ndan pamjet: Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë do të kthehet në një Qendër ndërkombëtare arti! Ja kur nis zbatimi i projektit

Feb 8, 2026 | 15:32

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka bërë një reagim në rrjete sociale për Memorialin e Gjergj Fishtës në Lezhë, duke bërë me dije se ai do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare arti.

627711155_1497420922383447_1103865376001263063_n

Reagimi i ministrit erdhi pas një kronike se Memoriali ishte lënë në errësirë, ndërsa sqaron se projekti është një bashkëpunim mes Muzeut të Fotografisë “Marubi” në Shkodër dhe shkollës prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN).

Teksa ka ndarë edhe pamje nga projekti që pritet të nisë në muajin mars, ministri thotë se kjo hapësirë do të shndërrohet në një “pikëtakim” për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë.

Projekti, sipas ministrit, do të përfshijë rezidenca artistike, ku artistë dhe studentë francezë e shqiptarë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi e kërkimi shkencor si edhe gjurmët fishtjane.

“Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe institucione ndërkombëtare, por edhe me promotorët lokalë e agroturizmat e zonës, ky projekt do të kthejë edhe vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itenerareve historike të Lezhës.”, shkruan ministri.

Reagimi i plotë:

Nisur nga një kronikë e sotme lajmesh, sqarojmë se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare Arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative të përmasave ndërkombëtare! Një bashkëpunim strategjik mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), falë përkrahjes nga partnerë evropianë, do të sjellë nga kjo pranverë një frymë të re në zemër të trashëgimisë sonë.

Ky projekt ambicioz i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do t’a shndërrojë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë!

Një destinacion i ri kulturor që do të përfshijë:

Rezidenca Artistike & Shkëmbime, ku artistë e studentë francezë dhe shqiptarë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor.

Itinerari i Gjurmëve Fishtjane, si një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivën e jashtëzakonshme të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe institucione ndërkombëtare, por edhe me promotorët lokalë e agroturizmat e zonës, ky projekt do të kthejë edhe vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itenerareve historike të Lezhës.

Me mbylljen këtë janar të proceseve të kolaudimit, regjistrimit dhe kalimit në administrim, në mars pritet të nisë zbatimi dhe jetëzimi i projektit.

629729698_1497421325716740_8391616696413893163_n 629638675_1497421159050090_6896399466268567207_n 629871044_1497421409050065_6185063518013436358_n 625480971_1497421362383403_7251341297726785923_n 627742111_1497421345716738_819834894586469117_n

627218229_1497421479050058_2123216301183027691_n 627748489_1497421429050063_4129454267508895101_n 627740362_1497421319050074_4863144185768267118_n 630109471_1497421105716762_1538646456996734571_n 628394302_1497421145716758_4769234415180333275_n 631908564_1497421002383439_6395599685264291274_n 628196900_1497420962383443_627151365183671684_n 628389850_1497421072383432_4994270058707194479_n 629501705_1497421275716745_8518295802619148692_n 628825443_1497421059050100_4378981082812280983_n 629430171_1497421185716754_923994371920059435_n 627968765_1497421232383416_7233221284560048250_n 626869724_1497421025716770_5205766900653174243_n 629945167_1497420952383444_8095957133021980658_n 630479058_1497421199050086_8824171020819156218_n 629215622_1497421449050061_8041426244744112419_n 625847379_1497421029050103_7168766513703147671_n 629368760_1497421249050081_3054649608745873244_n 628433557_1497420995716773_2233637184270917952_n 630090751_1497420935716779_5803130940584794571_n

© Panorama.al

Te lidhura