Milan mund edhe Fiorentinën, Lacio merr vendin e 4-t

Apr 11, 2011 | 10:36

Milani ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, falë fitores në transfertë ndaj Fiorentinës. Sedorf (8′) dhe Pato (41′) i siguruan kuqezinjve një tjetër trepikësh. Ndërsa Napoli fitoi 2-0 ndaj Bolonjës. Maskara (30′) dhe Hamshik (45′) u dhanë napolitanëve 3 pikë, që i ngjisin në kuotën e 65 pikëve. Ndërsa Juventusi, edhe pse u gjend 2 herë në disavantazh, në fund ka fituar 3-2 përballë Xhenoas. Lacio ka përfituar nga humbja e Udinezes përballë Romës në ndeshjen e së shtunës, duke u rimarrë friulianëve vendin e 4-t falë fitores 2-0 me Parmën. Në ndeshjet e tjera, Bari barazoi me Katanian 1-1, Kaljari barazoi po 1-1 me Breshian, ndërsa Sampdoria u mund në fushën e saj 1-2 nga Leçe.

© Panorama.al

Te lidhura