Kompania “Tepco”, që drejton punimet në centralin bërthamor të Fukushimës, pohoi dje se prej reaktorëve të këtij centrali janë derdhur në det rreth 11 500 tonë ujë radioaktiv, i cili ishte grumbulluar në vaskat e dëmtuara. Sipas Tepco-s, rreth 10 000 tonë ujë nga kontejneri dhe 1500 tonë ujë që gjenden në reaktorët 5 dhe 6, janë drejtuar në Oqeanin Paqësor. “Nuk kemi zgjidhje tjetër për shkaqe sigurie”, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yukio Edano. Ai shtoi se qeveria nuk shqetësohet për këtë, pasi uji nuk është i dëmshëm për shëndetin, por për rrezatimin radioaktiv.











