Mijëra qytetarë kanë zbritur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për revolucion.
Sot është dita e 7 e protestës, e rezistencës të rinjve, të cilët kanë qëndruar për orë të tëra para godinës së qeverisë, nga ku kanë vendosur disa kushte per qeverinë aktuale.
Ditën e sotme protestuesit do të zhvillojnë tubimin e radhës, ata do të mblidhen në orën 18:00 para Sheshit Skënderbej dhe për të vijuar në marshimin e tyre paqësor para kryeministrisë.
Protestat kanë dominuar nga moshat e reja, po ashtu kanë rënë në sy dhe familjarë të shoqëruar nga fëmijët e vegjël. Nën moton ”Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë kërkuar që kësaj qëndresë t’i shtohen çdo ditë e më shumë qytetarë.
Ndërkohë që tubimi ka marrë dhe përmasa të mëdha, duke e amplifikuar aksionin e qytetare edhe në qytete të tjera brenda vendit, si Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
Po ashtu tubimet po organizohen paralelisht në disa shtete të tjera, si Gjermani, Angli, SHBA, Spanjë, Suedi etj.
© Panorama.al













