Goditi me grushte e shkelma një person, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë! Akuzohet për plagosje të rëndë

Jun 6, 2026 | 11:45

Një person është arrestuar në Kolonjë për plagosje të rëndë.

makine-policie

Sipas informacioneve, mësohet se dy ditë më parë, një 31 vjeçar ka goditur një shtetas me grushte e shkelma në trup dhe kokë, çka i kanë shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje ndërsa ka qenë e vështirë zbardhja e rrethanave pasi autori ka deklaruar që e ka gjetur të shtrirë të plagosurin ndërkohë që u dokumentua se ishte vetë autori që e ka dëmtuar rëndë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës duke marrë mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Policia e Kolonjës ka zbardhur të gjitha rrethanat ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet lidhur me ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura