Këngëtarja e njohur kosovare, Mihrija Braha, ka vendosur të operojë duart, për shkak të problemeve të që e kanë shoqëruar këngëtaren prej disa vitesh. Siç ka njoftuar vetë këngëtarja gjatë një prononcimi të saj, javës që kaloi ajo ka bërë ndërhyrje në njërën dorë, kurse pas një muaji do të operojë dorën tjetër. “Shumëkush mund të mendojë se po bëj ndonjë operim estetik, por e vërteta është se prej disa vitesh kam pasur probleme me duart, të cilat shpeshherë më mblidhnin yndyrë dhe tani nga padurimi i dhimbjeve vendosa t’i operoj. Operacioni është mjaft i vështirë, sepse duhet ndërhyrë në fije nervore dhe trajtimi do të zgjasë 10 ditë, dhe do të mbaj dorën në gips. Pas 10 ditësh do të operoj dorën tjetër, por uroj që më të mos kem probleme”, ka theksuar këngëtarja, duke pohuar gjithashtu se pas shërimit ajo do të lançojë një këngë të re, të finalizuar edhe me videoklip.











