Meta në Lushnje: Sanxhaku, zgjidhja për qytetin

Apr 22, 2011 | 11:49

LUSHNJE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka hapur fushatën në Lushnje dhe ka prezantuar kandidatin e partisë së tij dhe koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Albert Sanxhakun, në garë për një tjetër mandat në krye të bashkisë.

“Këto janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme, nuk janë zgjedhje për t’u dhënë bashkinë atyre që kërkojnë të thellojnë konflikte politike për interesin e karrierës personale”- tha Meta, duke ftuar qyettarët të votojnë për kryebashkuakun, që me programin që ka do cojë më tej zhvillimin e qytetit.

Sipas Metës, fitorja në Lushnje do të jetë ndër më të thellat në vend, ndërkohë që Sanxhaku më 9 maj do t’u shërbejë njësoj e pa dallim gjithë qytetarëve.

“Unë besoj se puna e bërë gjatë 4 viteve ka sjellë ndryshime të rëndësishme dhe ka hedhur baza të forta për një progres shumë më të fuqishëm për komunitetin gjatë 4 viteve që vijnë”- tha Meta.

Ai ka numëruar punët e bëra, celjen e një dege të universitetit Bujqësor dhe së shpejti edhe ngritja e një godine për të.

“Në Tiranë, kryebashkiaku në largim edhe në fund të mandatit të tretë nuk e ka bërë studimin urbanistik, kurse Sanxhaku e bëri këtë që në mandatin e parë”- tha Meta.

Meta ka premtuar se Sanxhaku ne bashkepunim te ngushte me qeverine, ne muajin qershor, pra pak pas ditores do te nise implementimin e nje projekti madhor prej 13 milione euro qe do të zgjidhe problemin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve ne kete qytet.

© Panorama.al

Te lidhura