Mes SHBA-së dhe Rusisë me Kinën, Shtëpia e Bardhë pyet Groenlandën: Cilën anë do zgjedhësh?

Jan 14, 2026 | 19:40

Nuk janë vetëm deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump që lënë të kuptohet se Groenlanda, herët a vonë, dhe sipas tij më shpejt sesa vonë, mund të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

groenlande

Edhe vetë Shtëpia e Bardhë ka ushqyer klimën në favor të marrjes së territorit danez, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka ngjallur reagime dhe debate.

Në qendër të mesazhit vihet dilema e 57 mijë banorëve të Groenlandës, të cilët thirren të vendosin për të ardhmen e tyre. Në një ilustrim, që dyshohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, shfaqen dy slitë qensh të vendosura përpara një udhëkryqi.

Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë dhe “diellit”, ndërsa tjetra drejt një stuhie që simbolizon Kinën dhe Rusinë, dy vende që, sipas Trump, përbëjnë kërcënim për Groenlandën.

Mesazhi i drejtpërdrejtë i postimit është: “Groenlandez, cilën rrugë do të zgjedhësh?”. Një formulim i qartë dhe pa ekuivok, që sipas kritikëve injoron sondazhet e zhvilluara në Groenlandë, të cilat tregojnë se shumica e qytetarëve dëshirojnë pavarësinë, por jo perspektivën për t’u bërë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara

© Panorama.al

Te lidhura