Meksikë, arratisen 131 të burgosur, kufitarët e SHBA në alarm

Sep 19, 2012 | 11:59

Të paktën 131 të burgosur meksikanë janë arratisur nëpërmjet një tuneli nga burgu i “Eagle Pass”, Teksas, duke nxitur autoritetet të lajmërojnë patrullën kufitare të SHBA-ve dhe të arrestojnë drejtorin dhe shefin e sigurisë së burgut. Policia kufitare amerikane është vendosur në alarm, pasi ata mund të përpiqen të kalojnë kufirit. Shpërblimi për personat që ofrojnë informacion është 15 mijë dollarë. Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit arrijnë të arratisen nga burgjet në shtetin e Koahiljës, por asnjëherë nuk ishte regjistruar një largim kaq masiv nga burgjet.

© Panorama.al

Te lidhura