Mediat italiane e turke: Cana, lojtar i Lacios

Apr 8, 2011 | 12:22

Lorik Cana është një lojtar i Lacios. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane dhe ato turke. Ofertat e fundit të mbërritura në drejtim të tij, mes të cilave Milani, Lazio, Hamburgu dhe Aston Vilës, treguan qartë sipas mediave turke se futbollisti do ndryshonte skuadër në merkaton e verës. Një nga gazetat më popullore në Turqi, “Hyrriet”, theksonte se mesfushori shqiptar i ka gati valixhet dhe destinacioni i tij do të jetë kampionati italian i futbollit, ku me drejtuesit Lacios thuhet se është rënë tashmë dakord. Një gjë të tillë e konfirmon edhe e përditshmja italiane “La Republica”, e cila citon Drejtorin Sportiv të çelestëve, Igli Tare, i cili pat deklaruar kalimin e mundshëm të Lorikut në Itali që para 10 ditësh në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

© Panorama.al

Te lidhura