Media italiane heq tangente të fortë mes arrestimit të Altin Sinomatit në Abu Dhabi për interes të drejtësisë së vendit fqinj për vrasjen pesë vjet më parë të Selavdi Shehajt në konflikte për pazaret e drogës, por edhe atentatit më të fundit të dështuar me bombë ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, duke lënë të kuptohet se pas ngjarjes qëndron klani shqiptar.
Hetuesit e gjurmuan Sinomatin 10 ditë më parë në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Altin Sinomati është i kërkuar nga magjistratët e Drejtorisë së Qarkut Antimafia, si personi që besohet të jetë pas vrasjes së bashkëkombësit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, në plazhin e Torvaianicës më 20 shtator, pesë vjet më parë.
Kjo ishte një larje hesapesh mes konflikteve midis klaneve kriminale të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, me incidente dhune të stilit mafioz, informon media italiane “Corriere”.
Shqiptari u identifikua falë Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe hetuesve vendas, ndërsa u arrestua. Hetimet e përbashkëta nga karabinierët dhe policia kishin vërtetuar tashmë se autori i vrasjes, Raoul Esteban Calderón, i cili gjithashtu vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, udhëheqësit të ultrasve të Lazios, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë (përplasje mes bandave të drogës), ishte porositur nga Sinomati për të vrarë edhe Passerotton, në këmbim të një shpërblimi prej 150,000 eurosh.
Trafikimi i drogës, në qendër të hetimit për sulmin ndaj Ranucci-t
Shqiptari u dënua së bashku me Giuseppe Molisso, i konsideruar një tjetër figurë e shquar në sektorin roman të trafikut të drogës, i cili ka qenë gjithashtu në qendër të hetimeve ditët e fundit për sulmin ndaj gazetarit të Report, Sigfrido Ranucci.
Sulmi u krye mbrëmjen e të enjtes së kaluar, përpara shtëpisë së tij në Campo Ascolano, një fshat i vogël i Pomezias, por edhe shumë afër Torvaianicas.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por gazetari e la të qartë se klanet mafioze donin ta eliminonin për shkak të shkrimeve të tij investigative. Dhe një nga pistat kryesore është ajo që lidhet edhe me grupet shqiptare të drogës që operojnë në kryeqytetin italian.
© Panorama.al













