Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar në Dubai.

Vrasja e shqiptarit ndodhi të dielën e 20 shtatorit 2020, në plazhin e Torvaianicës. Porositësi i krimit sipas mediave italiane u prangos më 10 tetor, në Abu Dhabi.
Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo, dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, duke i dorëzuar atij fizikisht shumën prej 150.000 eurosh.
Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.
Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.
Organizata u shpërbë gjatë një operacioni policor të kryer më 18 mars 2025. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua menjëherë pas arrestimit të Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehajt, Altin Sinomati i shpëtoi kapjes dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përgjimet në SkyEcc
Trafikanti shqiptar i drogës është nën hetim për bashkëpunim në vrasjen mafioze të bashkëatdhetarit të tij Selvadi Shehaj.
Altin Sinomati u identifikua falë bisedave në aplikacionin e koduar “Sky ECC”. Në bisedat e koduara flet me Giuseppe Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar për besimin mes të dyve.
“Il Lungo” dyshohet se i ka dhënë 150 mijë euro Raul Esteban Caldero, i akuzuar gjithashtu si vrasës me pagesë i Fabrizio Piscitellit, për të ekzekutuar Selvadi Shehaj.
Më 27 korrik 2020, gjatë një takimi në shtëpinë e Leandro Bennato, argjentinasi mësoi për objektivin dhe, së bashku me Elias Mancinelli, bashkëpunëtorin e Leandros, filluan ta vëzhgonin Bora Bora-n.
Raul Esteban Caldero dhe Enrico Bennato dyshohet se qëlluan Selvadi Shehaj më 20 shtator. Sipas prokurorisë italiane, argjentinasi Caldero dhe Giuseppe Molisso planifikuan ekzekutimin.
Dy të pandehurit e tjerë, Cianfrocca dhe De Rosa, dyshohet se gjetën armën dhe motoçikletën.
© Panorama.al











