Një vatër e madhe zjarri është raportuar sot në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër.
Për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre dhe bar, por flakët ishin shumë pranë banesave.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.
© Panorama.al















