Zgjedhjet në strukturat e PD, Adriana Kalaja rikthehet në krye të Komisionit të Apelimit pas konstituimit, u votua unanimisht!

Jul 22, 2026 | 15:26

Partia Demokratike ka rizgjedhur strukturat e saj drejtuese dhe tashmë emrat fitues janë publikuar, që do jenë edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të kryetarit Sali Berisha.

adriana kalaja

Pak ditë më parë, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u konstituua edhe Komisioni i Apelimit me 5 anëtarë.

Gjatë mbledhje së parë të këtij komisioni, me votat e të gjithë anëtarëve, Adriana Kalaja u rizgjodh në krye të Komisionit të Apelimit dhe  Vleresimit të Statutit ose Gjykata e Partisë Demokratike, strukturë që e kishte drejtuar më herët.

Kalaja ka ndërmarrë një sërë hapash gjatë këtyre muajve, ku bien në sy denoncimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për çështjen e Bankers dhe lejen e një parku fotovoltaik, të dyja dosjet ndodhen në SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura