Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të godasë objektiva strategjikë edhe në Teheran!

Jul 22, 2026 | 15:35

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër ushtarake në rast të sulmeve ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

trump postimi

Në një reagim ne rrjetin social X, ai theksoi se nëse Irani përdor raketa, dronë apo çdo lloj arme tjetër kundër anijeve që kalojnë në këtë zonë strategjike, SHBA do të godasë objektiva të rëndësishëm, si ura apo termocentrale.

Trump shtoi se këto goditje mund të shtrihen edhe pranë ose brenda kryeqytetit iranian, Teheranit, duke rritur tonet e tensionit mes dy vendeve.

“Nga ky moment e tutje, çdo herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo çdo mjet apo armë tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË ose NJË TERMOÇENTRAL, përfshirë edhe ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit, Teheranit”, shkroi Trump në postimin e tij.

trumppp

© Panorama.al

Te lidhura