Pas ndeshjes Luksemburg–Itali, takim i fi tuar minimalisht nga kombëtarja italiane falë golit të Pio Espositos, Davide Bartezagi u prononcua ekskluzivisht për MilanNews.it.

Milani nuk e arriti objektivin e tij… Sigurisht që na vjen keq, sepse ishte një objektiv që e kishim vendosur në fillim të sezonit. Futbolli të lëndon dhe duhet të përqendrohemi te viti tjetër.
Çfarë ndodhi kundër Kaljarit? Ishte një ndeshje e vështirë, ndoshta gabuam qasjen, por nuk mund të kthehemi pas. Jemi shumë të zhgënjyer.
A të erdhi keq për largimin e Alegrit? Po, sigurisht. Është një trajner që e respektoj shumë, si edhe gjithë stafi n. I uroj më të mirën.
Cili ka qenë sekreti yt? Puna, të jem i qetë mendërisht dhe të vazhdoj të bëj detyrën time.
A do t’i mungojë Leao, Milanit? E dua shumë. Nëse ai ndjen se duhet të ndryshojë ambient sepse e ka kështu ndjesinë, nuk shoh pse të mos e bëjë.
Ku mund të përmirësohet Bartezagi? Kam ende shumë për të përmirësuar. Është viti im i parë mes të rriturve dhe ngadalë po bëj atë që kam vendosur, por me objektiva edhe më të mëdhenj për sezonet e ardhshme.
Objektivi “ylli dytë” dhe një sezon i mirë në Europa League? Rifillojmë nga e para, lëpijmë plagët, pastaj shohim çfarë ndodh.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











