Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku në sheshin e Flamurit u organizua aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në fjalën ne tij Rama u ndal te investimi i pritshëm në Zvërnec dhe protesta kundër tij në Tiranë.
Kryeministri u shpreh se për investimin janë angazhuar arkitektët më të mirë në botë de një skuadër me ekspertë të mjedisit, ndërkohë që projekti ende nuk është gati.
Ai shtoi se investimi do e shndërrojë Vlorën brenda dekadës duke insistuar që ajo të mbarohet brenda 4 viteve. Rama tha se edhe sikur 500 mijë vetë të mblidhen para Kryeministrisë dhe të qëndrojnë deri në qershorin e ardhshëm, ai nuk do tërhiqet nga investimi.
Rama: Për Zvërnecin është krijuar skuadër me arkitektë me më të mirët e botës. Ti vazhdon anulo projektin. Kur nuk ka projekt. Ata po punojnë. Një tufë njerëzish.
Tregoju dhe kompaninë superfuqi në Lindjen e Mesme. Në momentin që bëhet investimi në Zvërnec, Vlora bëhet pika ku nuk ka nevojë më të ikësh shumë larg.
Vjen në Vlorë në mes të Europës, sikur je në një botë tjetër. Ke natyrën, flamengot, gjithçka ashtu siç janë në ato resorte ku shqiptarët i shohin me dylbi. Edhe 500 mijë të dalin aty dhe të rrijnë aty deri në majin e 2029 kemi kontratën me 800 mijë njerëz.
Brenda dekadës të bëjmë investimin. Nuk kemi kohë të presim dhe humbasim. Duam shqiptarët për Shqipërinë europiane.
© Panorama.al












