Protesta kundër projektit në Zvërnec, nuk kanë kursyer edhe ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga detyra pasi SPAK e mori nën hetim për një sërë veprash penale.
Po ashtu, së fundmi Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme edhe për fshehjen e pasurive dhe pronave në emër të bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të saj të afërm.
“O BELA a do e vesh një VILË NË emrin tim?”, thuhet në pankartën që një i ri protestues mbante në duar.
Por, edhe fëmijët e pranishëm nuk i kanë kursyer ironitë për Ballukun, ndërsa në duar mbajnë një pankartë ku shkruhet: “Belinda 300 shtëpi, unë me prindërit me qera! Mos u ngopshi!”, duke iu referuar raportimeve mediatike se ajo zotëron 300 banesa.
“La Casa de Surrel”, thuhet në një tjetër pankartë.
© Panorama.al














