Protesta e qytetarëve kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, e cila ka nisur para Kryeministrisë në Tiranë, ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët e Elbasanit dhe Korçës, duke u bashkuar me thirrjen kryesore të protestuesve, anulimin e projektit dhe dorëheqjen e qeverisë.
Jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, shqiptarët kanë shfaqur solidaritetin e tyre. Në Mynih të Gjermanisë, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të mbështetur protestën dhe për të dërguar mesazhin se “Shqipëria është e shqiptarëve”.
Qytetarët nënvizuan se kjo lëvizje është një mobilizim qytetar i njerëzve të lirë, për të mbrojtur interesat e vendit dhe të së ardhmes së fëmijëve.
Protestat vijojnë me thirrjet kryesore: “Anulo projektin!” dhe “Kryeministër, jep dorëheqjen!”.
© Panorama.al














