Kombëtarja mbylli sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në prag është ndeshja me Luksemburgun. Ky takim miqësor do të luhet nesër, më 6 qershor prej orës 20:00.

Trajneri Rolando Maran do jetë pa shërbimet e Anis Mehmetit, që do të mungojë për shkak të gjendjes gripale. Në dispozicion të tij vendoset Myrto Uzuni, i rikuperuar plotësisht.
Mehmeti është edhe titullari më i vlerësuar në treg te Kombëtarja. Aktualisht vlera e tij në tregun e “transfermarkt” qëndron 15 milionë euro.
Për Maran mund të bëhet fitorja e parë në krye të kuqezinjve. Kujtojmë se ky takim vjen pas humbjes me rezultat minimal ndaj Izraelit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











