“Me Edi Ramën shkohet në të shkuarën!”- Berisha: Nuk integrohemi dot në BE kur kryeministrit i del emri në dosjet e krimit dhe jepen licenca kanabisi për të blerë vota

Apr 4, 2025 | 20:22

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me qytetarët në njësinë numër 7 në Tiranë, është shprehur se Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë në BE teksa kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet më të mëdha të krimit në Shqipëri.

berisha sali

Më tej ai tha se në BE Shqipëria nuk mund të shkoj kur në vend shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat dhe  në zyrën e kryeministri vjen pasardhësi i Sinaloas së Meksikës.

Berisha theksoi se Shqipërinë në BE do ta integrojë PD, duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet.

“Askush nuk do mashtrohet nga tundja e asaj pasaporte, sepse me Edi Ramën shkohet drejt së shkuarës, varfërisë, shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, sundimit të krimit, të përqendrimit të të gjitha pushteteve…”, tha Berisha.

Berisha: Shqipëria do ta integrojmë ne në BE, ne jemi AND-ja e integrimeve. Do e integrojmë duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet. Shqipëria s’mund të shkojë në BE kur arrestohen liderët e opozitës për t’i marrë mandatin, s’mund të shkoj në BE ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat, s’mund të shkojmë në BE kur në zyrën e kryeministri vjen pasardhësi i Sinaloas së Meksikës, nuk shkon vendi në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet më të mëdha të krimit në Shqipëri dhe Evropë, në Amerikë e ka të hapur.

Unë shpresoj se askush nuk do mashtrohet nga tundja e asaj pasaporte, sepse me Edi Ramën shkohet drejt së shkuarës, varfërisë, shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, sundimit të krimit, të përqendrimit të të gjitha pushteteve , pasurive, fondeve në duar të një grupi që nuk është gjë tjetër përveçse ndërmarrje e përbashkët, shtet dhe krim, krim dhe shtet.

© Panorama.al

Te lidhura