“Më 11 maj të tregojmë që jemi fuqia e ndryshimit”, konferenca e PD-së kushtuar grave, Jozefina Topalli: Për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat pranë

Apr 26, 2025 | 16:22

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli ishte sot pjesëmarrëse në takimin me gratë dhe vajzat të organizuar nga Partia Demokratike, me pjesëmarrjen e kryetarit Sali Berisha.

topalli pd

Topalli ka ndarë një moment nga ky takim, ku në rrjetet sociale ka postuar një foto me disa prej grave pjesëmarrëse në takimin e PD-së.

Topalli shkruan se më 11 maj është koha që gratë të tregojnë se kush është zemra e familjes dhe fuqia e ndryshimit. Ish-kryeparlamentarja fton të gjithë gratë dhe vajzat të votojnë PD-në që Shqipëria të mbajë nënat dhe bijat pranë dhe të mos detyrohet më t’i largojë.


Postimi i Topallit:

Sot, në konferencë kushtuar grave. Në çdo kohë, në çdo shoqëri, në çdo betejë, ajo ka qenë aty:
E heshtur në dhimbje, por e madhe në guxim. Më 11 maj, kemi në dorë të tregojmë që ne nuk jemi vetëm zemra e familjes, por edhe fuqia e ndryshimit.

Le të dalim me dinjitet. Të votojmë Nr. 1️
Për një të ardhme më të mirë, për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë, dhe nuk i detyron të largohen.

© Panorama.al

Te lidhura