Mblidhet Grupi i PS-së, i pranishëm në takim edhe kryeministri Edi Rama

Dec 15, 2025 | 9:59

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit.

I pranishëm në takim edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së.

Mbledhja në Kryesinë e Kuvendit ka nisur në orën 10:00, ndërsa mësohet se është e fundit për këtë sesion parlamentar, pasi parashikohet që të enjten, me datë 18 Dhjetor, do të jetë seanca e fundit në Kuvend.

Në fund të mbledhjes pritët të mësohen porositë dhe kërkesat e kryeministrit Edi Rama ndaj socialistëve.

Ndërkohë në Kryesi, mbërriti edhe zv.kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kjo është takimi i parë në një mbledhje të Grupit të PS-së ku ajo merr pjesë pas vendimin të GJKKO-së për pezullimin e saj nga funksionet publike dhe vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë.

© Panorama.al

Te lidhura