Mashtrimet, policia: Kujdes nga SMS-të telefonike që merrni

Apr 26, 2011 | 20:31

TIRANE- Policia e Shtetit njoftoi sot qytetarët të kenë kujdes nga mesazhet telefonike që marrin pasi këto kohë po qarkullon një nga format më të spikatura të mashtrimeve kompjuterike.

Sipas njoftimit të policisë, një ditë më parë në drejtim të disa numrave telefonik është dërguar mesazh nga përdoruesi i identifikuar si “T-Com”, me përmbajtjen e mëposhtme;

“Od:mrechlym Your Mobile Number has ëon 600.000 pounds in the Nokia 2011 Aëards. Claimcode : G4SC. To claim your prize send email to [email protected].”

Nëpërmjet këtyre mesazheve që dërgohen nga postat elektronike, marrësit njoftohen se janë shpallur fitues të çmimeve të rreme në shuma të mëdha, me qëllim përfitimin prej tyre në mënyrë të paligjshme të parave apo përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime kriminale, sqaron policia.

Nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi janë përfituar shuma të mëdha parash. Për pasojë, polcia bën thirrje për lajmërim të saj në rast të marrjes së një mesazhi të këtij lloji. Policia ka vënë dhe një numër në dispozicion të qytetarëve për denoncime; 0694102688.

© Panorama.al

Te lidhura