MASH s’jep fonde, 2 vjet në “sirtar” kërkesa për 100 pedagogë të rinj

Apr 19, 2011 | 10:46

Minimalisht 100 pedagogë të rinj i duhen universitetit të Tiranës. Në fakt propozimi është bërë që vitin e kaluar por deri tani ministria e arsimit nuk duket se ka planifikuar një buxhet të posaccëm për pagat e këtij stafi shtesë. Nga sa bëhet me dije prej rektoratit të UT Numri i punonjësve i planifikuar për vitin 2011 është 1390 punonjës, i njejte me vitin 2010. Argumentat janë dhënë pak muaj më parë edhe në detajimin e buxhetit për këtë vit drejtuar senatit. “Në  kushtet kur  shtesat nuk mbeshteten me fond page do te ishte me e udhes qe te riorganizojme kaëpacitetet e brendshme per te perballuar ngarkesat. Sidoqofte kemi kerkuar shtesa ne numrin e punonjesve, nese shoqerohet edhe me fondin perkates te pagave”,sqarojnë krerët e UT.Ndërkohë që kuotat e pranimit të studentëve pritet të rriten edhe këtë vit me 10% në të gjitha shkollat e larta,që prej dy vitesh stafi akademik mbetet i njëjtë.Ministria e arsimit pavarësisht premtimeve të njëpasnjëshme nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të përmirësuar cilësinë e mësimdhëniës. Burime të sigurta pranë këtij dikasteri bëjnë me dije se po shihet mundësia që të akordohet një fond i posaccëm për pagat e pedagogëve të rinj që do rekrutohen. “Ministria e arsimit do të mbështesë rekrutimin e pedagogëve të ri në universitetin më të madh në vend. Këto shtesa të stafit do të shoqërohen edhe me fondet përkatëse për pagat”,sqaruan burime të sigurta nga MASH. Fluksi aktual i studentëve përballohet me vështirësi nga fakultetet. Në mungesë të pedagogëve lëndet e seminareve për degë të ndryshme nuk kryhen ashtu sicc duhet. Janë të shpeshta rastet kur dy grupe të një viti akademik bashkohen dhe një pedagog referon në klasat e supermbushura me mbi 100 stuentë. Për të dëshiruar lë gjithashtu edhe infrastruktura. Me gjithë përmirësime që janë bërë në fakultetet kryesore sërish mungojnë auditorët e teknologjia e re e mësimdhënies.

© Panorama.al

Te lidhura