Marton qenushen, mbi 20 mijë euro për ceremoninë

Apr 7, 2011 | 13:40

Dashuria per kafshet mund te arrije edhe ne ‘cmenduri’. Louise Harris, një 32-vjeçare nga Anglia ka shpenzuar mbi 20 mijë euro për dasmën e qenushes së saj, pagezuar me emrin Lola.

Qenushja u kurorezua ne martese ne nje ceremoni perrallore me nje qen, perzgjedhur pas nje liste te gjate dhe qe vite me pare ishte zgjedhur si me i shemtuari ne Britani.

mediat e huaja qe kane publikuar lajmin shkruajne se “nusja” kishte veshur një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë Swarovski me vlerë 2 000 euro. Ne dasmë morën pjesë 80 të ftuar, pasi e zonja nuk donte te linte jashte asnje dhe donte “t’i jepte qenushes se saj nje dite te mrekullueshme”. Ajo tregon se Lola ishte shume e kenaqur qe ishte ne qender te vemendjes.

Mes shpenzimeve te tjera, plot 1 mije euro u shpenzuan per lulet dekorative, 3 mije euro per dizenjimin e cadrave, madje edhe 400 euro per sigurine.

© Panorama.al

Te lidhura