Këngëtari bullgar Vasil Troyanov Boyanov, i njohur si Azis, është martuar me partnerin e tij.
Ai ka bërë me dije se për të lidhur kurorë ka udhëtuar drejt SHBA pasi atje janë të ligjshme martesat brenda të njëjtit seks.
Këngëtari ka ndarë foto të tyre me unaza martese, ndërsa krahas fotos ka shkruar: “Sapo u martuam. Faleminderit, Amerikë.”
![]()
Këngëtari bullgar është shumë i njohur edhe në Shqipëri ndërsa ka bashkëpunuar me shumë artistë nga Ballkani.
Ai e filloi karrierën e tij në fund të viteve 1990 dhe është më i njohur për këngën “Sen Trope”.
![]()












