Marshimi i mijëra qytetarëve në Tiranë, pjesëmarrje masive pas fjalimit të kryeministrit: Nuk ka besë për Ramën, jep dorëheqjen!

Jul 24, 2026 | 22:32

Pjesëmarrja ka qenë masive e qytetarëve në protestën e 55 kundër kryeministrit Edi Rama.

Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën.

Qytetarët u shprehën të qartë se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë.

marshimi11

“Nuk ka besë me Ramën”, ka qenë ky mesazhi i qartë i qytetarëve ndërsa kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

pallatet agimi2

Mijëra qytetarë kanë marshuar nga luvenardi te “Shallvaret”, pastaj te “Pallatet Agimi” në zonën e ish-Bllokut duke dalë te stadiumi “Selman Stermasi” e më tej “Sheshi Uillson” për t’u rikthyer në bulevard përsëri.

marshim12

Me thirrje e këngë patriotike ata shoqëruan marshimin e tyre kilometrik, duke shprehur rezistencë dhe revolucion.

pallatet agimi marshimi

Të tjera parulla dhe thirrje ishin edhe:

“Parlament analfabet”, “Bashkohuni me ne”, “Ju erdhi fundi”, “Rama, Rama, Spak you”, “Rama, f*ck you”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Bashkohuni me ne”, “Ju erdhi fundi”, “Poshtë patronazhistët”.

protest stadium

Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkoheshin këtij marshimi tradicional kundër politikës së vjetër.

proteste kenge

protesta uilson

libri universitar

bulevard perseri

© Panorama.al

Te lidhura