Blendi Gonxhja njoftoi përmes një postimi në Facebook zhvillimin e një takimi me ministren franceze të Inovacionit, Clara Chappaz, vetëm pak orë para firmosjes së Marrëveshjes Dypalëshe për Planin e Veprimit për Inovacionin.

Ky plan synon të kthejë Shqipërinë në një qendër evropiane për inteligjencën artificiale të gjelbër dhe inovacionin e qëndrueshëm.
Gjatë takimit u diskutua për projekte konkrete si Fabrika e AI, kampusi digjital, përdorimi i superkompjuterëve dhe Qendra BÇ në Korçë.
Gonxhja theksoi se partneriteti me Francën do të nxisë investime, bashkëpunim akademik dhe zhvillimin e ekonomisë kreative shqiptare.
Sot në Tiranë janë mbledhur liderët e Europës, për Samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian, teksa janë zhvilluar dhe takime të ndryshme bilaterale.
Postimi i Blendi Gonxhja në Facebook:
Vetëm pak orë para firmosjes së Marrëveshjes Dypalëshe për Planin e Veprimit për Inovacionin, zhvilluam sot një takim me Ministren franceze të Inovacionit Clara Chappaz dhe drejtueset e institucioneve kyçe të ekosistemit tonë të inovacionit dhe të Koordinimit të Projekteve Strategjike.
Ky Plan shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë, që synon të kthehet në një qendër evropiane për AI të gjelbër dhe inovacion të qëndrueshëm.
Diskutuam për projektet konkrete që po marrin jetë, nga Fabrika AI dhe kampusi digjital, te përfshirja në teknologjitë më të avancuara si superkompjuterët dhe Qendra BÇ në Korçë.
Partneriteti me Francën është çelësi për të afruar më shumë investime, për të rritur bashkëpunimin akademik dhe për të fuqizuar ekonominë kreative shqiptare.
© Panorama.al











