“Albanian Files”- Gazetari Habjon Hasani: Rama, i vetmi artist dhe kryeministër në botë që akt-akuzën ndaj tij e koncepti, e financoi dhe e publikoi me dorën e vet

Jun 28, 2026 | 17:41

Gazetari Habjon Hasani në një shënim në rrjetet sociale ka bërë ironi lidhur me publikimin e librit “Dosjet shqiptare” (Albanian Files), si imazhi arkitekturor i Shqipërisë vitet në vijim.

habjon hasani dosja shqiptare

Ai thotë se nuk do ishte çudi që kjo dosje të shërbente më vonë si akt-akuza kundër Edi Ramës. Katalogu arkitekturor  do të shndërrohej kështu për Edi Ramën si akt-akuza e artistit të vetëm kryeministër, që e koncepton, publikon dhe financon me dorën e vet.

habjon hasani sttaus

“S’do habitesha sikur pas ca muajsh i gjithe katalogu arkitekturor i “Albanian Files” te perdorej si akt-akuze kunder Edi Rames.
Ne nje kuptim kjo do e ndihmonte qe emri i tij te gdhendej ne historine boterore, si i vetmi artist dhe si i vetmi kryeminister ne bote, qe akt-akuzen ndaj tij e konceptoi, e financoi dhe e publikoi me doren e vet.”, shkruan gazetari.

© Panorama.al

Te lidhura