Maqedoni, shqiptarët jashtë “Ohrit” dhe pa koalicione

Apr 20, 2011 | 10:31

Shqiptarët nuk janë përfshirë në asnjë prej projekteve të Bashkimit Europian në Maqedoni, të formuara me synimin për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të ashpër mes etnisë shqiptare dhe asaj maqedonase në vitin 2001. Pala shqiptare përjashtohet shesh nga projektet e ndryshme për Maqedoninë, edhe pse shqiptarët janë më shumë se 25 për qind e popullsisë në Maqedoni. Edhe në vizitat zyrtare, prania e zyrtarëve shqiptarë është pothuajse zero. Askush nuk di të japë një përgjigje për këtë. Mbase sepse shqiptarët në Maqedoni janë politikisht të përçarë dhe nuk arrijnë të mendojnë për interesat themelore. Edhe shpresat për koalicione parazgjedhore mes partive shqiptare në Maqedoni janë shuar. Të gjitha subjektet politike më të mëdha kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen më 5 qershor, duke u bazuar në potencialet e tyre dhe në garën solo.

© Panorama.al

Te lidhura