Partitë shqiptare në Maqedoni, të pozitës dhe opozitës, kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vend. “Jemi të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë vendosur për 5 qershorin. BDI ka qenë për frymën e unifikimit të faktorit shqiptar”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së, duke sinjalizuar dëshirën për të formuar një koalicion me partitë e tjera shqiptare. Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka kërkuar hartimin e një platforme të përbashkët shqiptare. “Puna që do të bëjmë do të jetë unifikimi i partive shqiptare. Të bëjmë një platformë dhe të ndajmë pushtetin”, ka deklaruar Thaçi.











