Man.Siti me “5 yje”, poshtëron Sandërlendin Pesë gola në portën e

Apr 4, 2011 | 13:42

Pesë gola në portën e “maceve të zeza” i kanë mjaftuar skuadrës së Mançinit, që t’i jepnin një leksion futbolli ekipit të Stiv Brus dhe t’i shmagnin njëherë e mirë spekulimet për një largim të mundshëm të italianit. Goli i Adam Xhonsonit, pas vetëm 9 minutash lojë në Istland dhe një penalltie të shndërruar në gol nga kapiteni Tevez, apo edhe faulli i Bardslej ndaj argjentinasit 6 minuta më vonë, e zgjidhën takimin që në minutat e para të tij. Golat e David Silvës, Patrik Vieirasë dhe Jaja Turesë vulosën fitoren 5-0 në “City of Manchester”, duke u rimarrë vendin e 3-të kampionëve të Çelsit. Tjetër ditë për t’u harruar për Sandërlendin, që ka nisur rënien e lirë.

© Panorama.al

Te lidhura