Mamurras, Rama: Më 8 maj votoni pa frikë

Apr 27, 2011 | 18:25

MAMURRAS- Kryesocialisti Edi Rama u ndal sot në Mamurras  për të prezantuar kandidatin e “Aleancës për të ardhmen” në këtë Bashki, Dedë Ndreca.

Nga Mamurrasi, Rama përsëriti edhe njëherë mesazhin se zgjedhjet e 8 majit janë politike, ndërsa akuzoi pushtetin se po kërcënon mësuesit, mjekët dhe policët për të dalë në mitingjet e maxhorancës.

Rama i ftoi qytetarët e Mamurrasit që më 8 maj të votojnë pa ngurim dhe pa frikë, Partinë Socialiste dhe “Aleancën për të ardhmen”

Ai tha se Saliu ka frikë nga vota e shqiptarëve.

Më 8 maj votoni kandidaturat e “Aleancës për të ardhmen” në këtë zonë, pasi ata “vijnë nga rruga e vështirësive të mëdha të jetës, nga famije te zakonshme, e që kanë arritur suksesin me forcat dhe dhuntitë e tyre. Vota për ta është një investim i secilit prej jush, i çdo familjeje, për veten për lagjen për qytetin apo fshatin. Në 8 maj pa ngurim dhe pa asnjë frikë votoni për Partinë Socialite dhe për Aleancën për të ardhmen”- përfundoi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura