Makina në Shkopet, nisin kërkimet për trupat

Apr 15, 2011 | 13:44

MAT-Rinisin kërkimet për gjetjen e trupave te  personave të përfshirë në aksidentin e djeshëm, ku makina me targa TR 0403 U, ne pronesi te mjekut Tahir Alku doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin e Shkopetit.

Polumbarët e RENEA-s, që erdhen ne ndihme nga Tirana, rinisen sot kerkimet, pas nderprerjes se tyre mbreme vone, te penguar nga erresira.

 

Aksidenti

Makina qe ka perfunduar ne liqenin e Shkopetit, pasi humbi kontrollin e doli nga rruga dyshohet te jete e mjekut Tahir Alku, 65 vjec. Sipas te dhenave paraprake te policise, qe po heton per ngjarjen dhe nxjerrjen e automjetit nga thellesi, makina e aksidentuar eshte me targa tirane, “TR 0403 U”, ne pronesi te mjekut te njohur, kirurg ne spitalin e Bulqizes.

Aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Milot-Burrel ne sektorin 3 afër Vablinit. Deshmitare ne vendin e ngjarjes kane treguar se ata kane pare tre persona ne automjetin me targa “TR 0403 U”.  Ne vendin e aksidentit kane mberritur forca te policise. Per shkak te thellesise te liqenit, nderhyrja ka qene e veshtire.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura