Macron uron Ramën për mandatin e katërt: Franca do jetë gjithnjë krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt Evropës

May 14, 2025 | 10:58

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, teksa mori një mandat të katërt qeverisës.

Rama  me Macron1

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa thekson forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

Macron e mbyll duke thënë se me Ramën do takohen këtë të premte në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

urimi macron

Postimi i Macron në X:

Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare.

Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Europës.

Do të takohemi sërish që këtë të premte, për Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!

© Panorama.al

Te lidhura